Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në komunën e Decanit, Dafina Cacaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, pas një gjesti jo të mire të pushtetit karshi ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
I njejti shihet i ulur në rradhët e fundit, gjatë ceremonisë së parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit tonë.
Cacaj tha se ky është nje gabim i madh dhe poshtërsi e madhe qe ta ulësh në fund ish-kryeministrin, z. Ramush Haradinaj.
Tutje ajo shprehet se Ramush Haradinaj përfaqëson vlerat e UÇK-së dhe kontributin e madh të familjes Haradinaj dhe se vendin e ka përkrah familjes Jashari.