Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia brenda dy jave e ka poshtëruar dy herë Bashkësinë Ndërkombëtare dhe QUINT-in duke e organizuar të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”.
Haradinaj në reagimin e tij ka thënë se në atë takim në Serbi janë dhënë deklarime mesjetare që bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet.
Ish-kryeministri ka thënë se përgjigja më e mire që do të mund t’i jepej Serbisë nga ndërkombëtarët dhe Kosova do të ishte hapja e Urës së Ibrit.
“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin nga Moska me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.