Qendra Presidenciale “Clinton” ka shpërndarë deklarimin e famshëm të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, pas 79 ditëve të bombardimeve të NATO-s në Serbi.
“25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, thuhet në postimin e Qendrës “Clinton”.
Të njëjtën e ka shpërndarë ish-presidenti Bill Clinton, i cili ka falënderuar për 25 vjet paqe në Kosovë.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar Clintonin, duke deklaruar se ai e ka mundësuar këtë paqe.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, shkroi Osmani në “X”.