Ish-Sekretari i NATO-s, George Robertson, ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për Perëndimin dhe gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera ai ka folur edhe konkretisht për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.
Robertson ka thënë se politikanët në rajon duhet të bashkohen nëse vërtetë duan të sjellin paqe dhe prosperitet për popullin e tyre.
“Një qëndrim i fortë nga bashkësia ndërkombëtare është i nevojshëm gjithmonë. Tani Serbia e njeh forcën. Kështu bën edhe Rusia. E dini, jam marr me Rusinë nga një pozicion i fortë dhe pa dilema. Dhe ne krijuam Këshillin NATO-Rusi dhe deklarata e Romës dhe të gjitha këto gjëra nga të cilat Vladimir Putin tani është larguar sidomos pasi ai tani ka shkelur Kartën e OKB-së dhe të gjitha marrëveshjet për të cilat ai personalisht ishte përgjegjës dhe për të cilat Rusia ishte përgjegjëse. Kështu që duke qenë këmbëngulës është e rëndësishme me Rusinë sot, por gjithashtu edhe me këdo në këtë rajon që dëshiron të rikrijojë konfliktin e viteve 1990. Është e papranueshme për botën që të kthehemi tek ajo dhunë e tmerrshme, e papranueshme që pamë atëherë. Dhe ky mesazh duhet të shkojë tek të gjithë politikanët në rajon. Ata duhet të bashkohen nëse vërtetë duan të sjellin paqe dhe prosperitet për popullin e tyre.“
Ai është pyetur edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, duke thënë se duhet të gjejnë marrëveshje, sepse në të kundërtën do të gjendemi përsëri në situatën e viteve ’90.
“Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar. Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe. Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit” – tha ai në një intervistë në RTV21.