Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit Wudy’, pasi në produktet e prodhuesit AIA, vendi i origjinës Itali, dyshohet për praninë e bakterit Listeria në disa lote prodhimi.
Në komunikatë thuhet se që nga mëngjesi ka filluar gjurmimi për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues dhe se ka pasur ndalesa për tregtim.
07 press ka siguruar fotot nga një market i ETC, atje ku shihet se produktet e kësaj firme nuk ekzistojnë më aty dhe janë larguar.