25 vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Kosova këto ditë po zhvillon organizime të ndryshme për ta shënuar këtë ditë.
Për të mërkurën në orën 17:00 është paralajmëruar pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, në 25 vjetorin e çlirimit.
Po ashtu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Kjo në rastin e organizimit për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Pas Osmanit, Begaj takon Kurtin e Konjufcën bashkë me ta edhe Stipe Mesiq e William Walker.
Takimi do të zhvillohet në orën 09:15, ka njoftuar zyra për media e presidencës.
Po ashtu, Kuvendi i Kosovës, të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.