“Ne besojmë se rendi juridik ndërkombëtar mbështetet në vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për ne, Rezoluta 1244 është ende aktuale dhe e vlefshme dhe të gjithë duhet t’i përmbahen asaj, edhe pse kemi mosrespektim të saj tashmë 20 vjet e më shumë. Deri më sot ka vetëm përpjekje nga pala perëndimore që të anulohet Rezoluta dhe praktikisht të shpallet pavarësia e Kosovës”, ka pretenduar ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq.
Ai ka shtuar se akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës “është i njëanshëm dhe se nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe as me rendin kushtetues të Serbisë”.
Daçiq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të respektojë dokumentet që ata vetë miratuan, siç është, sipas fjalëve të tij, pikërisht rasti me Rezolutën 1244.