Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin ndaj Caslav Joliqin, i akuzuar për krime lufte në Istog.
Joliq është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 vjet burgim.
Atij do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Ndaj tij, Prokuroria Speciale më 18 nëntor 2022, e kishte ngritur aktakuzën me arsyetimin se gjatë luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka aplikuar masat e torturimit dhe shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.