Në një familje në Pejë, një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Sinjali mëson se ishte djali i tyre i mitur i cili tentoi që t’i njoftojë familjarët për dhunën ndaj nënës së tij, të cilën e gjeti të gjakosur.
Për pasojë, viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.