Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka bërë një dhuratë nga familja Rugova, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili ka ardhur në Kosovë në prag të Ditës së Çlirimit.
Osmani ia dhuroi Blairit gurët e Trepçës, me ç’rast gjatë takimit në presidencë, ai ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë.
Ndryshe, ish-kryeministri britanik, iu drejtua të hënën deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kujtuar, siç tha, “vendimin e vështirë për të ndërmarrë veprime për të ndalur luftën në Kosovë”, më 1999.