Ilir Kulla, analist i sigurisë nga Shqipëria, ka komentuar arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë.
Duke folur për arrestimin e tyre, Kull aka theksuar se dy të dyshuarit dyshohet se krijonin thashetheme kundër luftës së UÇK-së.
Tutje, Kulla vlerësoi se ka pasur plan operativ për të filluar luftë civile në Kosovë.
“Duke qartë që ka pasur plan operativ për të filluar luftë civile në Kosovë në enklavat …Këta janë agjentë operativ që krijojnë thashetheme, ndjekin thashethemin, kanë krijuar dëshmitar sekret për në Hagë ku po gjykohen Hashimi, Jakupi, Rexhepi dhe Kadriu”, – ka shtuar tutje Kulla.