Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një rus në fshatin Grizhan të Zveçanit.
Sipas policisë i njëjti pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ai është arrestuar në mëngjesin e së premtes.