Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Drenas.
Atje shënoi një takim me kreun Ramiz Lladrovci, ndërsa falënderoi edhe nikoqirët për mikpritjen fenomenale.
Pas takimit, ajo publikoi një foto ku shihet me fustan të kuq e pranë lulëkuqeve gjithashtu.
“Lulëkuqe të ujitura me gjakun e burrave e grave që s’e ndalën kurrë angazhimin për liri”, shkroi veç tjerash e parja e vendit.