Bundeswehr-it gjerman, përkatësisht trupës ushtarake gjermane në kuadër të Misionit Paqembajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR)-it, i është vazhduar edhe për një vit mandati për të shëryber në Kosovë, ka njoftuar Sekretaresha Parlamentare e Ministrisë Federale të Mbrojtjes, Siemtje Moller.
Moller duke folur për “besueshmërinë dhe mbështetshmërinë” e faktorit gjerman – ushtarakisht dhe politikisht – foli në superlativ edhe për Kosovën si partnere të Gjermanisë.
“Nga mbështetja jonë e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, jo vetëm ushtarake, por humanitare dhe politike, Gjermania konsiderohet një partner për t’u mbështetur nga vetë popullata”, shtoi Moller, siç citohet në uesbajtin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes.
Moller rikujtoi se para 25 viteve një ushtri e re gjermane doli në misionin e tyre të parë në Kosovë, duke deklaruar se ata kanë qenë këtu për dekada, dhe që ky mision ka një ndikim në shumë ushtarë dhe vazhdon ta ketë dhe sot, duke nxjerrë në pah që Gjermania e ka vërtetuar besueshmërinë krah Kosovës.