Polemika të ashpra ka pasur sot në Komisionin për Arsim, aty ku Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, raportoi para deputetëve.
Jasharaj lëshoi mbledhjen pasi deputeti i VV-së, Dimal Basha filloi të bërtasë duke thënë se grevat kanë qëllime politike.
“Tjetër sen është, a e sinqertë kërkesa. Me kanë e sinqertë, ish mbajtë në korrik greva. Për ta kuptuar pse s’janë të sinqerta, vet kryetari i SBASHK-ut, thotë midis parlamentit mos ja jep fjalën. Kjo kallzon për mentalitetin e një njerit dhe të operimit të tij”, tha Basha.
Madje për një moment, një anëtar i SBASHK-ut, i kërkoi Bashës “të mos i jap zor”.
Por kjo nuk e ndaloi Bashën, që filloi ta luaj rolin e shefit të Kuvendit.
“Unë i jap sa dush zor, se këtu jam midis parlamentit në shtëpi teme, veç më ngon”.
“Unë t’i kallzova zgjedhjet që t’i ka dhanë. Ti pe përfaqëson dikë. Ti ke kërku nga zyret e PDK-së me rrëzu një qeveri diktatoriale”, tha në fund Basha