I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se se kategoritë e lirisë vazhdimisht i ka poshtëruar.
Sipas Haradinajt, Vetëvendosja nuk ka hezituar që t’i bashkojë votat me Listën Serbe që t’i mos i përfshijë në pagën minimale, familjet e dëshmorëve dhe martireve, invalidëve, veteranëve e viktimave të dhunës seksuale;.
“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria. Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.
Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.