Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë Petar Petkoviq e ka ofenduar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai e ka quajtur Kurtin bandit dhe zjarrvënës në Ballkan.
Për ta emëruar kështu, Ptkoviqit iu desh vec një deklaratë e kryeministrit kosovar.
“Ka më shumë se dy vjet që akuzon Beogradin se gjoja dëshiron trazira në rajon dhe tregon se ai është vetëm bandit dhe zjarrvënës në Ballkan”, ka thënë Petkoviq.
Madje ai ka pretenduar se Serbia i zbatoi të gjitha obligimet e dala nga dialogu.
Kurti, përveç dhunës së plotë, serbëve ua ndalon dinarin, por edhe mundësinë e marrjes së pagave dhe pensioneve në Kosovë e Metohi, thekson Petkoviq në një deklaratë me shkrim.