Njësiti i Trafikut të Autostradave në Pjesën Vërmicë-Prizren, mbrëmë ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, të llojeve të ndryshme që kapin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Për rastin Policia ka arrestuar katër persona.
Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, ekstazi.
Por, kjo nuk ka qenë substanca e vetme e kapur nga Policia. Aty është gjetur edhe kokainë, crack, LSD, dhe lloje të tjera të drogave, vlera e të cilave shkon në mbi 200 mijë euro.
Sinjali gjithashtu ka mësuar ekskluzivisht edhe emrat e katër personave që janë të përfshirë në këtë rast, bëhet fjalë për Patryk Selmanin, Ron Vllasaliun, Driton Tullarin dhe Erzen Dulahin./ Sinjali