Miratohet dyfishimi i pagesës për këtë kategori respektive

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën vendimin për dyfishimin e pagesave për përfituesit e skemave të ndihmave sociale për muajin tetor.

Dyfishim të pagesës në muajin tetor do të marrin pensionistët dhe familjet me asistencë sociale nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

“Ky ndalim është i përkohshëm dhe në përputhje me Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) të vitit 2022”, thuhet në njoftim.