Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të caktojë sot datën për seancën solemne në të cilën ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit.
Data e saktë e vizitës së mikut të madh të shqiptarëve ende nuk është bërë e ditur.
Kryesia në mbledhjen e saj nga ora 11:00, do të caktojë edhe vazhdimin e seancës nga pika e papërfunduar më 28 mars 2024 – votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.