Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka mohuar se ka ndonjë nismë për krijimin e një lëvizje apo partie të re nga disa deputetë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Korencia thotë se as ai si deputet nuk ka bërë ndonjë lëvizje për diçka të tillë.
“Nuk ka asnjë nismë të re politike sa i përket ndonjë grupi të ri jashtë Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket pozicionit tim si deputet nuk ka ndonjë lëvizje të re për të krijuar ndonjë lëvizje të re apo parti politike”, ka thënë Korenica në Tëvë 1.
Korenica ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin e Lëvizjen Vetëvendosjes nëse pajtohet për disa çështje programore të Qeverisë.