Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Takimi pritet të filloj nga ora 13:00.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë:
Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve dhe sfidat e komunave në qeverisjen lokale.