Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit e cila u vra javë më parë nga ish-partneri i saj në Ferizaj.
Ministrja Haxhiu thotë se familja ka dhimbjë të madhe për vrasjen e Eronës.
“Përreth dy orë, mes emocionesh të forta dëgjuam dhe kuptuam për përjetimet e familjes dhe përjetimet e dhimbshme ndërvite të të ndjerës Eronës. Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me Eronën dhe Arin djalin e saj të vogël për të cilin mezi pret që t’i besohet kujdestaria. Erona Cokli u vra nga ish partneri i saj. Dhimbja për prindërit dhe vëllezërit e Eronës vazhdon të jetë e madhe”, shkruan Haxhiu në postimin e saj.
“Mesazhi i zonjës Melihate ishte edhe thirrje për mbështetje të vajzave dhe trajtim me profesionalizëm e serioz dhe pa asnjë neglizhencë i rasteve të dhunës”, shkruan ajo.