Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka paralajmëruar se nënkryetari/ja e komunës do të caktohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale, e cila pritet të mbahet me datat 27 ose 28 të muajit qershor.
“Deri tash i kemi tre kandidatë të interesuar për pozitën e nënkryetarit: dy të gjinisë femërore dhe një mashkullore. Të tre janë të nacionalitetin serb”- ka bërë të ditur ai.
Më 30 maj është shkarkuar nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq.
Peci ka potencuar se shkarkimi i Tomaniqit është bërë për shkak se ajo është munduar t’i detyrojë zyrtarët komunalë të bëhen pjesë e partive të caktuara.
“Javën e kaluar kemi marrë vendim për shkarkimin e nënkryetares. Asambleja ka qenë për dhe aty kanë marrë pjesë 17 asamblistë. Të gjithë kanë votuar për”, ka deklaruar Peci.