Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën për kalimin e Projektkodit Civil, në fjalimin që ka mbajtur dje në hapjen e Javës së Krenarisë.
Westerlund ka theksuar edhe nevojën për strehimore për komunitetin LGBTQ+
“Dje mbajta fjalën hyrëse në hapjen e “Prishtina Pride 2024”. Theksova nevojën për miratimin e kodit civil, njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe nevojën për strehimore për LGBTQ+ në Prishtinë”, thuhet në postimin e tij në platformën X.
Kundër këtij Projektkodi, kanë dalë disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.