Një aksident me fatalitet ndodhi paraditen e djeshme në rrugën Dragash-Zhur, me ç’rast humbën jetën dy persona.
Siç konfirmoi Policia, në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve, teksa sipas Policisë viktimas ishin nënë e bijë, 42-vjeçare, respektivisht 3-vjeçare.
Personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik është Skender Seferi, rreth 37-vjeçar.
Lidhur me rastin, Policia thotë se po kryhen hetime nga njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit./ Sinjali