Gazetari Berat Buzhala është deklaruar pasi publikoi bisedat mes Mimoza Kusarit dhe terrorisit, Milan Radoiçiq.
Ai se nuk është çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë publikimi i bisedës mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, duke thënë se njëjtë do të vepronte me publikim edhe për qeveritë e kaluara.
Ai tha se pushteti po genjën, sa i përkët bisedës Kusari-Radojiçiq.
“Fqinjët tonë në Veri thonë ai që rren edhe vjedhë. Këta po gënjejnë kanë gënjy edhe mënjëherë pas publikimit të incizimeve që janë bërë në mes të Simiqit dhe Mimozës. Mimoza thotë në intervista të ndryshme që ka qëllu me Simiqin kur ai e ka lëshu në interfon Radojiçiqin dhe tha unë s’mujta mos me ngu se kesh qaty, edhe tha ju kam përgjigjë në gjuhën shqipe”, tha Buzhala në Pressing.
“Ky patriotizmi bajat, nëse s’ka kurgjo kriminale dil kallxo thuaj fola me Milanin. Fakti që po e mbani fshehtë a ka diçka që ka interes publiku me ditë. Kjo nuk është as çështje e dëmtimit të reputacionit të Qeverisë, njejtë kishem vepru edhe qeveritë e kaluara”, tha Buzhala.
“Ni bisedë nuk po duket që ishte e sikletshme, duket që u kanë duke e pritë me shku Simiqi atje”, thotë Buzhala.