Pas publikimit të bisedës në mes të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radojicic, ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se Kusari në emër të partisë së saj është koordinuar me Milanin që veteranët e UÇK’së të mos përfitojnë nga rritja e pagës minimale.
Kajtazi tha se tashmë është e qartë se Shefja e GP të VV’së, ka folur në telefon me terroristin Milan Radojicic.
Ndërsa ka theksuar se ata janë koordinuar që veteranët e UÇK’së të mos përfitojnë nga rritja e pagës minimale.
“Situata tashme eshte kristal e qarte. Shefja e Grupit parlamentar te partise se Albin Kurtit, ka fol ne telefon me terroristin Milan Radojiçiq. Per te qene situata me e rende, Mimoza ne emer te partise ne pushtet eshte koordinu me Millanin qe veteranet e luftes se UÇK-se te mos perfitojne nga rritja e pages minimale”, ka thënë Kajtazi.
Postimi i plotë:
Situata tashme eshte kristal e qarte. Shefja e Grupit parlamentar te partise se Albin Kurtit, ka fol ne telefon me terroristin Milan Radojiçiq.
Per te qene situata me e rende, Mimoza ne emer te partise ne pushtet eshte koordinu me Millanin qe veteranet e luftes se UÇK-se te mos perfitojne nga rritja e pages minimale.
Ky pushtet nuk e ka dert te bashkepunoje edhe me terrorist serb kur eshte fjala per te marre vendime ne dem te atyre qe kane luftuar kunder Serbise se Milan Radojiçiqit.
Sidoqofte, mos e gjykoni Mimozen, sepse kete gje e ben me se miri – ndermjetesimin. Ajo vetem ka kryer pune per Albinin, i cili del se eshte bashkepunetor i terroristit, Radojiçiq.