Bolat: Një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil

Në Stamboll po mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

E në fjalën e tij, ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat tha se shpreson që marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë.

Po ashtu ai u shpreh se Turqia përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku ndër të tjera tha se një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil.

Lutem që marrëdhëniet bilaterale Kosovë dhe Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë”, tha Bolat

“Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”.

I pranishëm në këtë forum është edhe delegacioni i Kosovës, në krye me kryesministrin, Albin Kurti.