Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceno.
Në një postim në Facebook, Osmani tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.
“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi ajo.
Osmani theksoi se Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës.
“Prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore”, shtoi ajo.