Në orët e para të mëngjesit të sotëm besimtarët e komunitetit mysliman nga Kosova kanë marrë rrugë për në vendet e shenjta, Mekë e Medinë për të kryer Haxhin.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë, ndërsa grupi i parë i besimtarëve ka udhëtuar sot më 2 qershor 2024.
Nisja e tyre është bërë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se ka numër të madh të besimtarëve të cilët janë nisur për ta kryer Haxhin