Serbia furnizohet me 50 mjete të fuqishme luftarake nga Hungaria

Serbia është furnizuar me një flotë prej 50 mjetesh luftarake të këmbësorisë BTR-80A nga Hungaria.

Siç shkruan Politika.rs, sot pritet që rreth 20 vetura të barten në kazermën në Pançevë, ndërsa nesër priten edhe 30 të tjera.

Po ashtu, sipas këtij mediumi parashikohet që deri në fund të këtij viti të riparohen 30 automjete.

Në muajin e ardhshëm pritet të dorëzohen edhe 16 automjete të tjera të këtij lloji, në mënyrë që numri total i tyre të rritet në 66 njësi.