10 deri në 15 për qind krahasuar me vitet paraprake janë rritur rastet e reja me tumor, dhe ky shtim i rasteve po bëhet sfiduese për Klinikën Onkologjike, ka thënë drejtori i klinikës, Ilir Kurtishi.
Kurtishi ka bërë të ditur se gratë më shumë preken nga kanceri i gjirit, ndërsa burrat me atë të mushkërive. Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i infermierëve.
“Kemi rritje të numrit të rasteve diku 10 deri 15 për qind në krahasim me vitet paraprake. Kjo mbetet sfiduese për ne sepse një përqindje e tillë e rasteve me tumore është një sfidë edhe për Onkologjinë. Kemi të bëjmë me një problematikë e cila është në të gjitha vendet e rajoni e në Evropë e botë e së bashku me sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët kryesorë të mortalitetit në botë”, ka thënë Kurtishi për Ekonomia Online.
Kurtishi ka thënë se vitin që lamë pas kemi pasur 450 femra me kancer të gjirit, dhe kemi pasur rreth 250 deri 300 me kancer të mushkërive.