Djali i njërit prej pronarëve të kompanisë ‘Abi Center’ në Prishtinë, Erman Fusha ka publikuar një video duke reklamuar shpejtësinë e veturës.
Fusha duke rrezikuar edhe të tjerët në trafik, po lëvizte në shpejtësi të madhe.
I njëjti ka qenë në lëvizje 201 km/h.
Ndryshe, sipas ligjit të ri, parashihet 300 euro gjobë, ndalim vozitjeje për 3 muaj dhe 3 pikë negative për tejkalim shpejtësie për 50-100 km/h, ndërsa 500 euro gjobë, ndalim vozitjeje për 6 muaj dhye 5 pikë negative për tejkalim shpejtësie për mbi 100 km/h, jashtë vendbanimit.