Stacioni Policor Vushtrri ka pranuar sot një informatë se dy persona kishin pasur një konflikt fizik dhe si pasojë njëri prej tyre ka nxjerrë një armë dhe e ka drejtuar në drejtim të personit me të cilin kishte pasur konflikt.
Personat e dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore në konsultim me prokurorin kanë realizuar kontrolle në disa lokacione dhe te një person tjetër kanë arritur të gjenin armën e dyshuar për përdorim në këtë incident.
Arma e llojit pistoletë me një karikator të zbrazët është konfiskuar dhe është proceduar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore, ndaj të dyshuarit A.A. (23) është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Lëndim i lehtë trupor.
Ndaj të dyshuarit M.Gj. (18) është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj K.A. (25) është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e janë ndaluar për 48 orë, ndërsa personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt.