Ministri i Mbrojtjes ka njoftuar se ka pritur në takim këtë pasdite deputetin e Bundestagut gjermna, Peter Beyer.
Maqedonci tha se e njoftoi deputetin gjerman për zhvillimet e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Tutje ai tjha bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO’s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon.
Njoftimi i plotë:
Pasdite takova Deputetin e Bundestag’ut gjerman z. Peter Beyer, njohës shumë i mirë i Kosovës dhe zhvillimeve në vend.
Z. Beyer e informova për zhvillimet e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor mirëpo edhe për zhvillimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në vitet e fundit në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të ushtrisë sonë.
Njëkohësisht, kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO’s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon.