Gëzim Trakaniqi nga Peja, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga data 22 maj është gjetur të enjten në gjendje të mirë shëndetësore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, fillimisht viktimën e kanë dërguar për trajtim mjekësor, teksa gjendja e tij e përgjithshme ëshë e mirë.
Gashi potencoi se ai është intervistuar gjithashtu nga policia.
Përndryshe Policia e Kosovës kishte lëshuar një komunikatë me datën 24 maj duke kërkuar ndihmë nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që kishte informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.