Zëvendësministri i Mjedisit, Hysen Durimishi ka njoftuar se është asfaltuar shtresa e parë e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se shtresa që është asfaltuar ka gjerësi 10 metra dhe gjatësi 1 kilometër.
Ai ka shtuar se është duke u punuar në struktura e përgatitje të asfaltimit edhe të segmenteve tjera të kësaj rruge.
“Asfaltohet shtresa e parë e rrugës nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti nga Lugu i madh deri në Maxhunaj.
Është asfaltuar njëri drejtim me gjerësi 10 m dhe gjatësi 1 km.
Po punohet njëkohësisht në struktura e në përgatitje të segmenteve tjera për asfaltim”, ka shkruar Durmishi.