Punëtori 23-vjeçar pëson lëndime të rënda, makina prerëse i bie në këmbë

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në firmën ‘Oni Diamond’ në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një punëtor 24-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar, kur për një moment një makinë prerëse i ka rënë në këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas të njëjtave burime, i riu ka pësuar frakturë të gishtave të njërës këmbë dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në spital.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se tashmë hetimet kanë nisur nga Inspektorati si dhe nga Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.