Deputeti i VV-së, Armend Muja, sa i përket zërave për koalicion PDK-LVV, tha se nuk ka ndonjë përafrim me partinë që udhëheqet nga Memli Krasniqi.
Ai tha se bindja dhe preferenca e Vetëvendosjes është që t’i fitojë zgjedhjet vetë dhe të qeverisë vetë.
“Unë nuk shoh ndonjë përafrim konceptual për aq sa jam në Kuvend, mirëpo shoh përafrim të natyrshëm demokratik aty ku e kërkon kauza parlamentare”, tha Muja.
“Nuk ka ndonjë përafrim për motive të krijimit të Qeverisë me PDK-në, bindja e VV-së është që ne do t’i fitojmë apo të qeverisim vetëm”, ritheksoi Muja, sa i përket raporteve PDK-VV.
“Preferenca është që ne të shkojmë vetëm. Nuk ka apetit apo nuk kam dëgju brenda dikë që të krijojë koalicion me asnjërën nga partitë për momentin. Përderisa ekziston besimi që ne mund të qeverisim të vetëm ashtu siç kemi bërë deri më tani….”, shtoi deputeti në T7.