Në një deklarim për media, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se duket që dy partitë tjera opozitare kanë nevojë për më shumë kohë për t’u bindur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Konjufca ka thënë se nëse nuk shkohet tash në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë sipas tij, shtatori nuk është opsional.
Ai ka thënë se në asnjë formë nuk kanë afërsi me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për koalicion.