Rreth orës 4 të mëngjesit një zjarr ka përfshirë në një nga dhomat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Lajmi është konfirmuar nga Spitali përmes një njoftimi në Facebook, sipas të cilit, zjarri ka rënë në katin e katërt, si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.
“Me intervenimin e shpejtë është ndalur përhapja e zjarrit, por një dhomë ku kanë qenë pajisjet e Teknologjisë Informative është djegur dhe tani jemi në proces të konstatimit të dëmit. Sa i përket data bazës dhe të dhënave tjera të gjitha janë të ruajtura ngase janë të lidhura me sisteme tjera informative dhe asnjë e dhënë apo data bazë nuk është humbur” thuhet në njoftim të Spitalit.