Nuk e ka ndërmend të ndalet. Pasi dështoi në zgjedhjet në Shqipëri, e në Maqedoni të Veriut mbështeti koalicionin që hyri në bashkëqeverisje me VMRO-në, partinë e ekstremit të majtë nacionalist, kryeministri Albin Kurti ka filluar të përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Preshevë.
Dhe lidhur me këtë tashmë kanë filluar edhe kritikat e para. Një e tillë erdhi nga Levent Qazimi, djali i Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit.
Levent Qazimi, duke shfrytëzuar platformën “Facebook” kritikoi kryeministrin e Kosovës për ndasi, duke thënë se ka organizuar pritje për vetëm njërën parti, pjesë e së cilës janë edhe dy këshilltarët e tij, Mustafi e Sinani.
“E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni”, shkroi ndër tjerash ai.