Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet.
Një i tillë ka ndodh edhe sonte në Dobidol të Rahovecit.
Siç mëson Sinjali, për pasojë një fëmijë ka mbetur i lënduar, i cili është nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për aksidentin.