Krizë e madhe, as me pagë 700 euro ky biznes nuk siguron dot punëtorë në Kosovë

Emigrimi i të rinjeve në botën e jashtme ka ndikuar që shumë biznese të ndjejnë mungesën e puntorëve për të zhvilluar veprimtaritë e tyre.

Kjo mungesë është duke u ndjerë me së shumëti në kompanitë e ndërtimit të cilat po kanë mjaft vështirë të sigurojnë punëtorë për punë.

Pas këtyre kjo krizë ka kapluar edhe sektorët tjera të ekonomisë përfshirë këtu edhe atë të gastronomisë. Një kioskë e shërbimit të fast foodit në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj ka vëndosur njoftim ku per një punëtor është i gatshëm të ofroj pagë deri në 700 euro.