Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, ka folur edhe rreth deklaratës së ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se tri brigada serbe janë shumë afër kufirit me Kosovën, duke përbërë një kërcënim për paqen dhe sigurinë.
Sipas Sopjanit, nuk duhet t’u jepet pompozitet deklaratave të tilla.
“..Në vend që të u jepet pompozitet prezencës së këtyre brigadave, strukturat tona të sigurisë të përgatiten në rast të ndonjë sulmi eventual ndonëse probaliteti është minimal që ato brigada të bëjnë depërtim në Kosovë”, ka deklaruar Sopjani në Dukagjin.
Sipas Sopjanit, mundësia që këto brigada të depërtojnë në Kosovë është minimale.
“Në vend që të u jepet pompozitet prezencës së këtyre brigadave, strukturat tona të sigurisë të përgatiten në rast të ndonjë sulmi eventual ndonëse probabiliteti është minimal që ato brigada të bëjnë depërtim në Kosovë”, ka deklaruar Sopjani.
Sipas tij, duhet të kompletohet plani 10-vjeçar për transformimin e FSK-së në ushtri të plotë dhe të punohet në rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes e të flitet më pak për prezencën e brigadave serbe.
Ndërkaq ai po ashtu shprehet se çdo sulm nga Serbia nuk është befasi.
“Ne nuk guxojmë të befasohemi nga Serbia, çdo sulm nga ta nuk është befasi. Ata i shprehin ambiciet e tyre në cdo hapësirë që u jepet”, ka theksuar Sopjani.
Ndryshe, dje ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se tri brigada serbe janë shumë afër kufirit me Kosovën, duke përbërë një kërcënim për paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin ballkanik por edhe më gjerë.