Edhe tre të dyshuar për plagosjen e dyfishtë më 22 maj të këtij viti në Prizren, janë vetdorëzuar në polici pasditen e së martës.
Policia ka njoftuar se sot janë dorëzuar Shaqir dhe Isuf Likaj pas shpalljes në kërkim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale Vrasje e rëndë në tentative, Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe Pjesëmarrje në rrahje.
Policia e Kosovës kishte shpallur dje në kërkim gjashtë anëtarët e familjes Likaj, ndërkaq ata janë dorëzuar në polici.
“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në kërkim vazhdojnë të jenë:
Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk, komuna e Prizrenit
Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, fshati Krajk, komuna e Prizrenit