Njëri nga personat e dyshuar për tentim vrasje në Prizren tashmë është arrestuar, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas njoftimit, i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.
Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 orë.
Ndërsa, rasti mbetet nën hetime.