Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar të NATO-s.
Mehaj shkruan se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, po shkon përtej bashkimit në një aleancë, ndaj dhe me hapa të tillë, do të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë.
Sot shënojme edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.Rruga jonë drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë; por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë.