Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton nesër disa pagesa.
Nesër do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare).
Ka shumë familje përfituese nga këto skema andaj edhe interesimi për datën e tyre është i madh.
Në anën tjetër, me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë.